Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër më shumë se dy muaj, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kamë raportuar 40 raste të konfirmuara me fruth.
Këto të dhanë janë për periudhën 16 prill-22 qershor.
Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt me njëmbëdhjetë (11) raste; Prishtina me nëntë (9) raste; Kaçaniku me gjashtë (6) raste; Fushë-Kosova me tre (3) raste; Lipjani, Vushtrria, Shtime dhe Obiliqi me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas dhe Deçan.
IKSHPK-ja ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
Sipas IKSHPK-së vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik
“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKSHPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.