Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në Polici 15.000 euro të cilat i kishte gjetur në një çantë në rrugë.
Siç bëhet e ditur nga Policia, ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer te pronari legjitim.
“Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi kishte gjetur një shumë të madhe parash, zgjodhi t’i dorëzojë ato në polici. Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe besimin e tij ndaj institucioneve të rendit. Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën ‘Tirana’, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro. Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim”, thuhet në njoftim.