Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një shqiptar në listën e famshme të “Forbes - 30 under 30 Europe”

Merkur Smajlaj

Merkur Smajlaj, themelues i kompanisë “HydroSolid”, është përfshirë në listën e famshme të revistës “Forbes” për 30 e rinjtë nën moshën 30-vjeçare që kanë arritur sukses të madh në fusha të ndryshme.

Smajlaj u përfshi në listën e “Industrisë”. Sipas përshkrimit të listës prestigjioze, kompania e re austriake e Smajlajt, është e përqendruar në ruajtjen e sigurt të hidrogjenit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sistemi i tij përdor materiale të përparuara që thithin hidrogjenin, që e ruajnë hidropgjenin në presion prej vetëm 30 bar, në vend të presionit të zakonshëm prej 300+ bar, duke e ofruar atë që kompania e cilëson zgjidhje më të sigurt, më kompakte dhe më efektive, si dhe zgjidhje që zvogëlon emetimet e dyoksidit të karbonit”, thuhet në përshkrimin e Smajlajt.

Kompania e tij bashkëpunon me gjigantët “Stellantis” dhe “Boeing”. Kompania ka mbërritur vlerën prej 3.5 milionë dollarësh deri tash.

Për arritjen e Smajlajt, ka shkruar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Urime Merkur Smajlajt për përfshirjen në Forbes 30 Under 30 2026. Puna e itj në ruajtjen e hidrogjenit dhe inovacionin e energjisë së pastër reflekton talentin dhe dedikimin e popullatës së re për të formësuar të ardhmen. Kosova është krenare me arritjen e tij”, ka shkruar ajo në “X”.