Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Njehsorë të skaduar e devijime 2-3 ditëshe janë gjetjet e Ministrisë, paralajmërohen gjoba ndaj KEDS-it

MINT - njehesore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se pas verifikimit të disa prej njehsorëve elektrikë të konsumatorëve janë zbuluar njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë, po ashtu devijime në datë 2-3 ditësh krahasuar me kohën reale. Po ashtu edhe devijime rreth 10-11 orë me kohën reale. Verifikimi laboratorik i njehsorëve është bërë nga Agjencia e Meteorologjisë së Kosovës. 

MINTI ka njoftuar se matja e energjisë elektrike ka rezultuar të jetë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar, po ashtu është konstatuar se bllombat kanë qenë të paprekura dhe pa dëmtime. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MINTI ka thënë se me t’u formuar komisioni verifikues ad-hoc janë pranuar gjatë dy ditëve të fundit 209 ankesa.  MINTI ka njoftuar se do të kërkojë nga ZRRE të marrë masa konform devijimeve të konstatuara, ndërsa ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do t’i shqiptojë gjobë KEDS-it për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të njehsorëve. 

“Me të marrë raportin e gjetjeve, MINTI do të kërkojë zyrtarisht nga ZRRE (Zyra e Rregullatorit të Energjisë) marrjen e masave konform devijimeve të konstatuara. Ndërsa, duke u bazuar në Ligjin nr. 06/L-037, neni 23, paragrafët 4 dhe 5, si dhe neni 46, paragrafi 1.3, nënparagrafi 1.3.2, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) do të shqiptojë gjoba ndëshkimore ndaj KEDS-it, si pronar dhe shfrytëzues i njehsorëve, për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të vlefshmërisë së njehsorëve”, ka njoftuar MINT. “...MINTI mbetet e përkushtuar të trajtojë çdo ankesë të konsumatorit, të bazuar në fakte, dhe në përputhje me gjetjet e verifikimit do të ndërmarrë masa ligjore.  Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, konkretisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të parashtrojnë ankesat e tyre në adresën elektronike [email protected], duke bashkëngjitur numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur”.