Arbëri

Osmani: Nga akademia te shteti, Daci la gjurmë të thella

Vjosa Osmani

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se Daci ishte një personalitet i rrallë, i cili bashkoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci. Në vitet më të rënda për popullin e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, Akademik Nexhat Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se kontributi i tij shumëdimensional në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale dhe intelektuale të vendit.

“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. I përhershëm qoftë kujtimi për Akademik Nexhat Dacin”, ka shkruar tutje Osmani në Facebook.

Lexo përditësimet tjera
dac

Vdiq ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci.Nexhat Daci ishte kimist, profesor universiteti, akademik....