Arbëri

Osmani diskuton me Rutten për sigurinë në Kosovë

Vjosa Osmani dhe Mark Rutte

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të aktiviteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend. 

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, thuhet në njoftim. 

Më tej është thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët.