Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të enjten të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipatin.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, çka u vlerësua lart nga të dyja palët.
“Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Kushtetutën”, thuhet tutje në komunikatë.
Më tej bëhet e ditur se Osmani ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me SHBA-në, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proces strategjike.