Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës e edhe për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej thuhet se është diskutuar edhe për zhvillimet në fushën e sigurisë, për çka Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën.
“Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës”, thuhet më tej në njoftim.