Arbëri

Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet

Vjosa Osmani dhe Kaja Kallas

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të mërkurën në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilës i ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja, andaj kërkohet heqja e plotë të masave ndaj vendit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel ka falënderuar Kallasin për mbështetjen ndaj integrimit evropian të Kosovës. 

Ajo theksoi se, pavarësisht njoftimit për heqje të pjesshme të masave, mbetet e domosdoshme që ato të hiqen tërësisht.

“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”, ka shkruar ajo.