Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në vend e rajon.
Presidenca njoftoi se Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë. Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media.
Sarrazin në vazhdimësi i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit.
Gjermania është ndër vendet që e ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, duke i kërkuar paraprakisht që të drafti për Asociacionin të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.