Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani paralajmëron padi ndaj Bedri Elezit, i cili e akuzoi për negocim për lirim të agjentëve të BIA-s

Vjosa Osmani

Foto: Driton Paçarada

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Bedri Elezit, i cili e akuzoi presidentet Vjosa Osmani, për siç ka thënë “negocim për lirim të agjentëve të BIA-s”.

Këshilltari i presidentes Bekim Kupina, ka shkruar në Facebook duke thënë se kjo është një gënjeshtër e pastër. 
“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’ gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pavërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Kupina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se shpifjeve të tilla, presidentja do t'u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

“Njëkohësisht, presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa,  bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”, ka shkrua Kupina.

Elezi në një postim në Facebook ka shkruar se “presidentja Vjosa Osmani, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e Banjska”.