Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se gjatë takimit, Osmani ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e gjeneralit Ulutash në funksion të paqes dhe sigurisë për qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyç për paqe dhe stabilitet. Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in”, thuhet në komunikatë.
Gjenerali Ulutash do të jetë në krye të misionit të NATO-s në Kosovë deri më 11 tetor.