Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për shoqërinë

Vjosa Osmani në konferencë për shtyp

Foto: Driton Paçarada

Presidentja Vjosa Osmani iu ka uruar sukses nxënësve në ditën e parë të shkollës, duke thënë se shkollat mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesazhin e Presidencës u tha të hënën se gjeneratat e ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë aty ku arsimi është cilësor dhe përkushtimi është prioritet. Sipas Osmanit, suksesi varet nga angazhimi i përbashkët “për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë”.

“Fillimi i vitit të ri shkollor është ditë e veçantë për nxënësit, por po kaq shumë edhe për prindërit dhe mësuesit. Është dita kur oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e gëzuar të nxënësve që kthehen nga pushimet verore, nga përqafimet mes shokëve dhe shoqeve që nuk janë parë për një kohë të gjatë, dhe nga sytë plot kuriozitet të atyre që hyjnë për herë të parë në tempullin e dijes. Ky gëzim, ky entuziazëm dhe kjo energji që ndihet në çdo kënd të shkollës na rikujton edhe një herë se shkolla është vendi ku formësohen ëndrrat, zhvillohen talentet dhe ngriten themelet për një të ardhme më të mirë. Por, përtej simbolikës së ditës së parë të shkollës, suksesi i arsimit varet nga angazhimi ynë i përbashkët për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin. Aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë”, thuhet në njoftim.

Presidentja i ka ftuar mësimdhënësit që t’i frymëzojnë “zemrat dhe mendjet e reja me pasion e përkushtim”.