Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku në fokus ishte çështja e moskunstituimit të Kuvendit të Kosovës.
U diskutua për implikimet që moskonstituimi i institucioneve ka në procese të rëndësishme për Kosovën.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde. Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu është biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Presidentja Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.