Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka mohuar që i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja e Lëvizjes Vetëvendosje, presidentes Osmani.
Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media deklaroi se Lëvizje Vetëvendosje ia ka ofruar nënshkrimet e deputetëve presidentes aktuale, Vjosa Osmani, për të plotësuar kushtin për të hyrë në garë edhe për një mandat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në Facebook, këshilltarja e presidentes, Hollaj, ka thënë se kjo është gënjeshtër.
“Demant. Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, ka thënë këshilltarja Hollaj.
Për reagimin e këshilltares Hollaj, u pyet gjatë konferencës Nagavci, por kjo e fundit nuk është përgjigjur se kur i janë ofruar nënshkrimet por tha se i garanton votat e Lëvizjes Vetëvendosje për Vjosa Osmanin.
“Unë sot i garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve. Nëse themi se nuk është e vërtetë. Sot jam e gatshme të garantojë në emër të Lëvizjes që do të ofrojë vota për të vazhduar në garë tutje”, tha Nagavci.