Arbëri

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Europian.

Osmani në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se ky është një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian, ndërsa shtoi se Kosova feston bashkë me Shqipërinë për këtë arritje.

 “Urime presidentit Begaj, kryeministrit Rama dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian. Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”- ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.