Krizat e njëpasnjëshme politike janë ndër arsyet pse Kosova po humb shumë raste në arenën ndërkombëtare, ka vlerësuar korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj.
Gjykata Kushtetuese pezulloi të hënën një dekret të presidentes Vjosa Osmani me të cilin e shpërndante Kuvendin, pas dështimit për të zgjedhur presidentin e ri. Osmani e dekretoi shpërndarjen me arsyetimin se Kuvendi është dashur të zgjidhte presidentin deri më 5 mars, ndërsa ankuesit ndaj dekretit, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se më 5 mars ka nisur të rrjedhë një afat 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. Pezullimi e lë Kosovën pa Kuvend deri më 31 mars. E situata ngjan në vazhdim të krizës institucionale që ngjau gjatë gjithë 2025-s, kur Kuvendi dështoi të zgjidhte Qeverinë e re dhe çoi në dy palë zgjedhje parlamentare, në shkurt e dhjetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një bisedë për “tre8tre” në KTV, Palokaj ka kujtuar se si në krizën e vitit të shkuar, Kosova pësoi me vonesat nga përfitimi i qindra miliona eurove prej Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes, që u miratua tek sivjet me formimin e institucioneve nga zgjedhjet e dhjetorit. Tani për të përfituar nga këto mjete, Kosova duhet të përmbushë disa kërkesa.
“I kemi humbur më shumë se dy vjet për shkak të masave dhe ngërçit politik, dhe duhet tash ta zëmë hapin. Në anën tjetër është në pritje edhe aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, aplikim që s’është shqyrtuar fare dhe këtu nuk e ka fajin Kosova, por BE-ja. Por kur Kosova është në gjendje siç është tani, s’mund të presim që të lëvizin të tjerët. Po ashtu kemi ngecur në anëtarësimin në Këshill të Evropës. Para dy vjetësh ishim në prag të anëtarësimit e tani e kemi të vështirë të marrim pjesë në takime edhe si mysafirë dhe askush nuk e di a do të jemi në rend dite tash në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës, që zhvillohet në maj. Maji është pas dy muajsh dhe siç qëndrojnë gjërat, kjo ofertë që kemi pasur më 2024 nuk do të këtë vit e nëse s’do të jetë këtë vit, më së heri mund të jetë më 2027 dhe kështu Kosova, që edhe ashtu nuk e ka të përmbushur subjektivitetin ndërkombëtar shtetëror, po i humb shumë raste, mes tjerash edhe për shkak të krizave politike që po i krijojnë politikanët në Kosovë”, ka thënë ai.