Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar tema që ka dominuar takimin e sotëm të ministrave të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është Bosnjë-Hercegovina dhe zhvillimet e fundit në këtë vend me paralajmërimin për dorëheqje të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar Christian Schmidt nga kjo pozitë.
Në një lidhje direkte në emisionin “tre8tre” në KTV, Palokaj ka thënë se edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë ndër temat e diskutuara në këtë takim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa i përket Ballkanit Perëndimor po dominon Bosnjë-Hercegovina, ku po ndodhin zhvillime pothuajse dramatike, sepse përfaqësuesi i lartë atje, Christian Schmidt ka paralajmëruar dorëheqjen, prandaj kjo mund të krijojë destabilizim politik në Bosnjë-Hercegovinë, ku gjithmonë nevojitet ndërhyrja e përfaqësuesit të lartë për të tejkaluar bllokadat që ndodhin në institucionet e këtij vendi. Dialogu mes KS-SRB është temë e veçantë, pastaj lufta kundër ndikimit negativ të huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe thellimi i bashkëpunimit të vendeve të rajonit me BE-në, përfshirë edhe procesin e integrimit”, është shprehur ai.
VIDEO:
Palokaj ka thënë se sipas kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, ka pasur pajtim nga palët që të organizohet një takim në kuadër të dialogut, por ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës Glauk Konjufca, ka konsideruar se ky vit nuk do të sillte rezultate sa i përket bisedimeve.
“Takimi mes ministrave të Ballkanit dhe të BE-së ka përfunduar, ndërsa tash vazhdon takimi mes ministrave të Bashkimit Evropian. Kallas ka thënë se ka pasur pajtim nga të dyja palët që të organizohet një takim, porse tash është shtyrë. Për këtë e pyetëm edhe z.Konjufca dhe ai tha se ky vit është pak a shumë i humbur sa i përket dialogut dhe pret të shohë se çfarë do të ndodhë në vitin 2027. Ai përmendi edhe faktin se nuk ka mirëbesim mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky mirëbesim nuk mund të kthehet përderisa Serbia nuk ndërmerr masa ndaj atyre që kanë kryer sulmin terrorist në Banjskë dhe sipas tij, Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës, madje edhe në bashkëpunim me Rusinë dhe në këto rrethana ai nuk sheh ndonjë përparim domethënës në procesin e dialogut”, ka thënë ai.