Është konfirmuar rasti i parë i shpërthimit të sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë në Prizren.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar dhe kanë marrë mostrat për testim. Të enjten, Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ.
Në zbatim të mandatit ligjor, bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV-i ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur.
“Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vënë në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare”, njoftoi AUV.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nxjerrë vendim me masat që duhen zbatuar sa i përket gjendjes:
a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;
II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.
IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.