Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë

Donika Gërvalla & Faton Peci

Partia GUXO ka reaguar ndaj atyre që i ka quajtur spekulime për dorëheqje masive të strukturave të saj në Deçan dhe Pejë, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të qëllimshme për të krijuar perceptim të rremë në opinionin publik.

Sipas reagimit të partisë në Facebook të premten, tre individë nga Peja, të cilët përmenden në këto pretendime, kanë paraqitur dorëheqje shtatë herë deri më tani dhe janë larguar nga çdo aktivitet i GUXO-s më shumë se një vit e gjysmë më parë. Partia thekson se ky fakt tregon seriozitetin e tyre dhe jo gjendjen reale të strukturave lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, GUXO sqaron se lajmet se dega e Kryesisë në Deçan ka braktisur partinë janë të ekzagjeruara.

“Në të vërtetë, vetëm dy anëtarë të kësaj dege janë tërhequr nga partia. Partia bën thirrje që publikimi i fakteve të bëhet sipas të dhënave reale, që mund të verifikohen lehtësisht”, thuhet në reagim.

Partia njofton se gjatë ditëve në vijim do të publikojë informacione më të hollësishme për të demantuar çdo dezinformatë që qarkullon.

“Të hënën, më 16 mars, Kryetarja e Partisë GUXO do t’i shpalosë para opinionit publik qëndrimet tona të plota lidhur me këto zhvillime dhe me përpjekjet për të deformuar realitetin politik”, thuhet në reagimin e partisë.