Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë

mbeturi

Prej ditësh banorë nëpër lagje të kryeqytetit janë ankuar për grumbullimin e mbeturinave dhe mosmbledhjen e tyre nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”. E kjo e fundit ka arsyetuar mosveprimin e saj. 

“Pastrimi” duke pohuar mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje, ka njoftuar se situata ka ardhur kështu për shkak të ndryshimit të orarit të operimit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania ka shtuar tutje se problemi me grumbullimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. 

“Ju njoftojmë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve në orarin e operimit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), e cila, në kuadër të organizimit të saj të brendshëm, ka vendosur mbylljen e deponisë në Mirash nga ora 00:00. Ky ndryshim ka pamundësuar dhe do të pamundësojë edhe në ditët në vijim përfundimin e ciklit të planifikuar të operimit gjatë orëve të natës”, njoftoi kompania.

Për ditë me radhë. banorët e kryeqytetit kanë shprehur shqetësim për mbeturinat e grumbulluara në hapësira publike dhe mungesa e mirëmbajtjes. Ata thonë se kundërmimi, ndotja dhe kushtet jo të mira higjienike po e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe po e vështirësojnë lëvizjen e përditshme.