Basri Shabani, nënkolonel në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti me armë zjarri që ndodhi në Podujevë. Sipas tij, tre prej të plagosurve janë familjarë të përfshirë në ngjarje, ndërsa personi i katërt është një kalimtar i rastit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Shabani ka dalë para mediave, ku ka ndarë informacione të reja lidhur me rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në sheshin e Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe, si pasojë e përdorimit të armëve, janë plagosur katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa i katërti është një kalimtar i rastit, i cili fatmirësisht ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore”, ka deklaruar ai.
Shabani ka theksuar se motivet e ngjarjes ende nuk janë zbardhur. Ai ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se organet kompetente po mbledhin informacione për të sqaruar rrethanat dhe arsyet e incidentit.
Ai ka sqaruar gjithashtu edhe praninë e një zyrtari policor të veshur me rroba civile në vendin e ngjarjes.
“Zyrtari policor që ishte i veshur me rroba civile është hetues i Stacionit Policor në Podujevë. Ai ka qenë në detyrë zyrtare, ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndikuar që situata të mos përshkallëzohej edhe më tej”, ka thënë Shabani.