Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen e Kryesisë të shtunën ku po diskutohet për çështjen e presidentit.
Siç raporton RTK-ja, mbledhja ka nisur në orën 13:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë raportuar se sot do të ketë një takim të radhës mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe kryeministrit Albin Kurti. Por ende s'ka konfirmim.
Hamza e Kurti u takuan edhe disa ditë më parë për të diskutuar çështjen e presidentit. Kurti u pati takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Pas takimeve është thënë se duhet të ketë dakordim për një president konsensual.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 4 mars ta zgjedhë presidentin e ri. Deri tash ka pasur shumë propozime, por ende asnjë kandidat.