Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

Fruthi

Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi të IKSHPK-së 10 raste janë raportuar në Ferizaj, 8 në Prishtinë, 6 në Kaçanik, 3 në Fushë-Kosovë, nga dy raste në Lipjan,  Obiliq dhe Vushtrri, si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin (përhapjen e lehtë . v.j.) e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKSHPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi thuhet se mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.