Monitoruesi i diskriminimit i FIFA-s në Kupën e Botës ka kërkuar të hënën që një gjyqtar i VAR-it të hiqej për shkak se dukej që bënte një veprim me dorë që i ngjante një shenje të supremacisë së bardhë.
Kur transmetimi zyrtar i ndeshjes mes Gjermanisë dhe Kuraçaot u ndërpre për t’i shfaqur gjyqtarët e VAR-it, Shaun Evans i Australisë bëri një simbol “OK” me dorën e djathtë përpara këmbës së tij të djathtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbitrat e VAR-it janë të vendosur në Dallas.
Ky veprim u konsiderua si simbol i urrejtjes nga Lidhja Anti-Shpifje me seli në New York, shumë vjet më parë.
“Këshilla nga ekspertët tanë është që gjesti i përdorur i ngjan qartë një simboli dore të përmbysur ‘OK’, që përdoret si simbol i ‘fuqisë së bardhë’ në qarqet globale të ekstremit të djathtë”, ka thënë rrjeti Fare, partner i hershëm i FIFA-s dhe UEFA-s për të monitoruar thirrjet, flamujt dhe simbolet raciste.
“Është e qartë se ky zyrtar nuk duhet të ketë më rol në këtë Kupë të Botës”, ka shtuar Fare, që e ka përshkruar veprimin si “neonazist”.