Sociologu Fadil Maloku ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po mundohet të krijojë një republikë të tretë.
Sipas tij, kjo nënkupton se Kurti po mundohet ta ndërrojë të gjithë konfigurimin dhe të krijojë një republikë, siç e ka quajtur, qytetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për ta thënë thjeshtë, Albin Kurti po mundohet të krijojë një republikë të tretë, atë e ka thënë edhe publikisht. Republika e tretë nënkupton; Republika e parë e Ibrahim Rugovës, e dyta më 2008, e treta të ndërrohet i gjithë rikonfigurimi. Unë republikën e tretë e kuptojë si një republikë qytetare dhe jam plotësisht dakord me këtë koncept. Kosova nuk është multietnike, ne kemi shumë defekte në Kushtetutë dhe vazhdimisht po them se Kushtetuta e Kosovës është bërë një këmishë e ngushtë për procese. Ngjarjet po shkojnë në atë drejtim, Albini vetë e ka thënë dhe unë jam dakord që të shkojmë në një rrugëtim ku do të krijohet një republikë e tretë. Unë haptazi po e them dhe e mbroj këtë ide dhe koncept për një arsye, për shkak se Kosova do të bëhet shtet normal sikurse të gjitha shtetet e tjera”, ka thënë Maloku të enjten në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka shtuar se konfigurimi i tanishëm etnik, politik, social, ekonomik nuk është në përputhje me trendët në të cilat gjendet Kosova.
Përkufizimi i sociologut Maloku për situatën në Kosovë: Skizofreni politike
Sociologu Fadil Maloku e ka quajtur situatën në Kosovë si skizofreni politike.
Maloku në “Konfront” të KTV-së ka thënë se termi “skizofreni politike” përdoret kur ka situata të polarizuara, të tensionuara ekonomike, ndërsa margjinalizohen problemet, temat dhe problematikat që kanë të bëjnë me natyrën ekzistenciale të qytetarëve.
Maloku ka thënë se për sociologët në Kosovë është interesante të dekonspirohet se ku gjejnë qytetarët energjinë të merren me linçime, ndërsa si shoqëri atakohemi çdo ditë në ekzistencë, me ngritje të çmimeve.
Ai ka thënë se me ekipin e shoqatës së sociologëve është vërejtur një rritje e nivelit të linçimit dhe denigrimit.
“Në vendet e zhvilluara qytetarët merren me problematikat e përditshme, tek ne kemi fenomen tjetër, që për ne sociologët është interesant të dekonspirohet. Si është e mundur që një shoqëri që ka probleme ekzistenciale, ku çdo ditë atakohet me ngritje të çmimeve. Ku buron gjithë energjia që njerëzit të merren edhe me linçime e gjuhë denigruese”, tha Maloku.