Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, i është përgjigjur një pyetjeje hipotetike nëse sot NATO-ja do të intervenonte në Kosovë nëse do të ishte një situatë e njëjtë me atë të 1999-s.
Ai ka thënë se aktualisht është momentum i ri e se SHBA-ja nuk është më e përfshirë në aleancën ushtarake ashtu siç ishte atëkohë. Ka theksuar se viti 1999 ishte momentum unik politik kur rusët ishin të dobët, kinezët ishin neutralë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe kur amerikanët ishin më të përfshirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, sot është krejt tjetër momentum, le të flasim hapur për këtë gjë. Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të përfshira në NATO siç ishin, nuk janë aq të përkushtuara sa ishin atëbotë, lufta në Ukrainë ka lënë të kuptohet se NATO-ja është rikthyer te mbrojtja kolektive në lindje të Evropës dhe te misioni i saj që ka pasur që nga fillimi. NATO-ja e la Afganistanin tash po tërhiqet nga Iraku. Nuk qëndroi në Libi. Prandaj Kosova është një rast përjashtimi me KFOR-in që është aty 27 vjet”, u përgjigj ai.
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, po ashtu ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës në aspektin e sigurisë pas çlirimit të saj, teksa ka shprehur dëshirën që të mos vdesë pa e parë Kosovën në NATO.
“Do të isha sigurisht shumë i irrituar nëse e lë këtë botë pa e parë Kosovën si pjesë të NATO-s dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Mendoj se Aleancës së NATO-s i duhet më shumë imagjinatë kur bëhet fjalë për Kosovën. Nuk mund të lejojmë që çështja e mosnjohjes nga disa aleatë tanë që ta bllokojë progresin. Në vështrimin tim, nuk ka ndonjë arsye që Kosova mos të jetë anëtare e plotë e Partneritetit për Paqe”, theksoi Shea.
E derisa u pyet për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë 27-vjet pas përfundimit të luftës, kur edhe situata gjeopolitike në botë nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, Shea ka thënë se Serbia nuk po kërcënohet nga askush.