Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët të Kosovës, në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pos transportit publik falas, është njoftuar se parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë falas për autobusët e protestuesve nga ora 16:00 deri në orën 18:00.
“Informojmë qytetarët se, me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, janë marrë masa për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitetin e nesërm, në mbështetje të protestës për drejtësi dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Transport publik falas: Gjatë gjithë ditës së protestës, transporti urban në qytetin e Prishtinës do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Kjo masë ka për qëllim të sigurojë qasje të barabartë dhe të lehtë për të gjithë pjesëmarrësit, pa barriera ekonomike. Parking falas për autobusët e protestuesve; Për qytetarët që vijnë në mënyrë të organizuar me autobusë, hapësira e parkingut prapa Pallatit të Rinisë do të jetë në dispozicion falas nga ora 16:00 deri në 18:00”, ka njoftuar Kryeqyteti.