Arbëri

Prishtina shënon Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve

Malë Gashi

Foto: Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve me një aktivitet të veçantë, ku kryetari Përparim Rama vlerësoi përkushtimin e zjarrfikësve dhe njoftoi për investimet e fundit në pajisje dhe mirëqenie të tyre, raporton Ekonomia Online.

Rama bëri të ditur se Komuna ka ndërmarrë hapa konkret, përfshirë sigurimin e shujtave ditore dhe organizimin e fizioterapisë si mbështetje për mirëqenien fizike të zjarrfikësve.

Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë tha se kjo ditë është një moment për të nderuar jo vetëm ata që humbën jetën në krye të detyrës, por edhe për ta vlerësuar sakrificën e përditshme të zjarrfikësve kudo në botë.

“Është ditë për të përkujtuar dhe për të nderuar të gjithë zjarrfikësit anembanë botës që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrave, mirëpo kjo nuk është për të nderuar vetëm ata është për të nderuar sakrificën e përditshme të zjarrfikësve kudo që janë ata. Sot kjo ditë ka të bëjë me çështjen e sensibilizimit të qytetarëve për të parë edhe qytetarët të gjitha kapacitetet tona, dhe të jemi të gatshëm për të gjitha situatat. Mund të bëhet më shumë por ky shërbim do ta arrijë vendin e vet, investimi në këtë shërbim ka të bëjë për ruajtjen e njerëzve”, ka thënë Gashi.