Pas temperaturave të larta në ditët e fundit, të shtunën dhe të dielën do të ketë rënie të theksuar të temperaturave minimale në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndryshimi i temperaturave sipas IHMK-së lidhet me depërtimin e masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit. Këto do të ndikojnë në stabilizimin gradual të motit.
Përderisa temperaturat maksimale në mesjavë prekën 39 gradë celsiusin, më 28 dhe 29 qershor ato s’do të tejkalojnë 30-shin.
Të shtunën pritet që maksimalet të mbërrijnë deri 29 gradë celsius, ndërsa vazhdimisht do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta.
E të dielën, vranësirat do të jenë më të pjesshme. Temperaturat maksimale do të mbërrijnë 30 gradë celsius.
Minimalet këto ditë do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë celsius.
Pavarësisht kësaj, është rekomanduar për shmangie të kontaktit direkt me rrezet e diellit.