Dy persona janë arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren.
Siç bën të ditur PSRK-ja, ata dyshohet se kanë kryer veprat “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokoimin publik”.
Burime të Kohës nga Prokuroria tregojnë se bëhet fjalë për tenderin 400 mijë euro për blerjen e kamionëve.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z. A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Njoftohet se hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.
“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme”, thuhet në njoftim.
“Ekoregjioni”: Kryeshefi gjendet në vizitë familjare në Itali, kthehet brenda javës
Ndërmarrja “Ekoregjioni” ka thënë se kryeshefi Burim Shala ndodhet në një vizitë familjare nga e shtuna në Itali dhe se ai nuk gjendet në arrati.
Në një reagim të ndërmarrjes nga Prizreni është thënë se Shala do të kthehet brenda javës dhe se nuk po i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë.
“Si ndërmarrje, ne i besojmë plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në përputhje me ligjin”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të ndërmarrjes.
Dy persona janë arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren.
Burime të KOHËS nga Prokuroria tregojnë se bëhet fjalë për tenderin 400 mijë euro për blerjen e kamionëve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) është duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.
Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.
Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin se janë kryer veprat “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.