Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës ka nisur para pak minutash, e në mesin e pikave që do të miratohen është edhe ajo për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Këshillit të Odës se Avokatëve të Kosovës për rastin e Shaban Gogajt.
Ky rast, ku Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, është bllokuar, pas përjashtimit të avokatit të Gogajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOda e Avokatëve më pas vendosi që të mos dërgojë avokat tjetër mbrojtës për të pandehurin Gogaj dhe kështu dështuan disa seanca.
Ministria e Drejtësisë para pak ditësh ka proceduar në Qeveri kërkesën që në mbledhjen e radhës të vendoset për ndalimin e ekzekutimit të vendimeve të Odës së Avokatëve të Kosovës.
{gallery}