Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria: Rashiqi ka ngatërruar çështjen e Manastirit të Deçanit me vizitën e Patriarkut Porfirije

Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Foto: Driton Paçarada

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me vendimin për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, duke theksuar se zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është bërë vetëm në funksion të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në reagimin e tij, Manxhuka ka thënë se ajo që ka “ngatërruar” ministri Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, duke thënë se kjo çështje nuk lidhet me vendimin për zbatimin e aktgjykimit për tokën e Manastirit të Deçanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manxhuka ka shkruar në Facebook se çështja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 dhe vendosja e tij si kusht gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në vitin 2024 është sqaruar qartë në mbledhjen e Qeverisë dhe në konferencën për media të mbajtur në atë kohë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin” ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka pasur edhe kundërshtime të hapura. Por, ai thotë se një nga vendimet më të rëndësishme ishte regjistrimi i 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit. 

Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të vitit 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës ia regjistroi këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit disa ditë më vonë.  

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese pati vendosur në favor të Manastirit.

Rashiq tha se Kurti i kishte thënë se po e merrte vendimin për tokën, "hatri i tij". 

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime. Kryeministri më telefonoi para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkak teje’”, tha Rashiq, transmeton "Kossev".

Lexo përditësimet tjera
Nenad Rashiq - Albin Kurti - minister

Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Kurti më tha po e bëj për shkak teje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin” ka thënë se...