Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk është i pranishëm në seancën e Kuvendit Komunal të martën, ndërsa mungesa e tij ka nxitur reagime nga asamblistët e opozitës.
Gjatë seancës, përfaqësuesit e partive opozitare kanë kritikuar mosprezencën e kryetarit të komunës, duke e konsideruar të rëndësishme pjesëmarrjen e tij në një mbledhje ku në rend dite janë disa çështje me rëndësi për kryeqytetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është propozim-vendimi për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2027-2029. Kjo pikë kaloi me shumicë votash.
Gjithashtu, pikë e rendit të ditës është propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Prishtina Parking”.
Po ashtu, Kuvendi Komunal pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për emërimin e aksionarëve në disa ndërmarrje publike, përfshirë kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, Ndërmarrjen Publike Banesore, Ndërmarrjen Publike “Gjelbër” dhe Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking”. Lidhur me këtë pikë, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se pritet të emërohen persona të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe kryetarit Rama