Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, përmes një deklarate publike në Facebook ka njoftuar se nuk nevojitet ndarje e buxhetit nga komuna sa i përket çështjes së tramiit elektrik.
Sipas Ramës, projekti nuk do të financohet nga buxheti komunal, por do të realizohet në bashkëpunim me sektorin privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat”, ka shkruar ai.
Rama ka bërë të ditur se ky model financimi është bërë i qartë që në ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privatë.
Trami elektrik ishte një nga premtimet e Përparim Ramës në garën komunale. Sipas tij, trami parashihej të funksionojë që nga ky vit.