Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarë policorë të cilët dyshohen për veprën penale “marrje e ryshfetit”.
Zyrtarët policorë të stacionit policor “Alfa” në Prizren Ata thuhet se dyshohet se kanë ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke iniciuar fillimisht procedurat përkatëse policore dhe pastaj duke i liruar kundërvajtësit dhe duke mos i vazhduar procedurat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zyrtarët policorë kanë ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke iniciuar fillimisht procedurat përkatëse policore. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, dyshohet se zyrtarët policorë nuk kanë vepruar në përputhje me obligimet e tyre ligjore dhe zyrtare, duke mos vazhduar me procedurat e parapara dhe duke lejuar personat/kundërvajtësit të largohen pa i ndërmarrë masat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Rekomandimi për suspendim thuhet se është bërë me dyshimin se ata më 11 qershor në Prizren kanë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.
“Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, thuhet në njoftim.