Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu e rrufe gjatë javës së ardhshme

Rrufe dhe stuhi

Java e ardhshme sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive të cilat vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu. Gjithashtu pritet të ketë rrufe dhe lokalisht breshër.

Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Ndërkohë, gjatë ditës vranësirat parashihet të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale të hënën pritet të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë celsius, derisa maksimalja pritet të shkojë deri në 29 gradë celsius.

Edhe të martën pritet të jetë mot me diell dhe vranësira të dendura. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 26°C.

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës nga 24 deri në 27°C.

Të enjten sipas IHMK-së pritet të jetë sërish mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Minimalja pritet të arrijë deri në 14 gradë celsius ndërsa maksimalja deri në 25 gradë celsius.

Të premten nuk priten reshje shiu por vetëm mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Minimalja parashihet të lëvizë ndërmjet 10 dhe 13 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të shkojë deri në 26 gradë celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Temperaturat në javën e ardhshme në përgjithësi do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.

Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor.