Përditësim, 18:02 - Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar fletëvotimet në mbi 90% për qind të vendvotimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përfunduar rinumërimi në 2329 nga 2557 vendvotime.
KQZ-ja vendosi për rinumërimin e plotë më 13 janar. Nga rinumërimi është zbuluar një manipulim i madh me vota të deputetëve dhe deri më tash janë arrestuar dhjetëra persona.
Rinumërohen 88 për qind e vendvotimeve, mbyllet procesi në 34 komuna
Tutje sipas njoftimit, procesi i rinumërimit tashmë është përmbyllur në 34 komuna.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.