Arbëri

Rohde për vonesat në konstituimin e Kuvendit: Veprimi i shpejtë, i domosdoshëm

Ambasadori i Gjermanise ne Kosove, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë në takimin e zhvilluar me presidenten Vjosa

Osmani ka thënë se veprimi i shpejtë në këtë aspekt është i domosdoshëm. 

Ai ka shtuar se interesi shtetëror është më i rëndësishëm sesa politikat partiake. 

“Në takimin me presidenten Osmani shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë paszgjedhore. Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm - punët shtetërore duhet të jenë gjithmonë përpara politikave partiake”, ka shkruar Rohde.