Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet deficiti tregtar në Kosovë

eksport-import

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin maj 2026, të cilat tregojnë rritje të deficitit tregtar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në maj të 2026-tës arriti në 544.4 milionë euro, që paraqet një rritje prej 4.0 për qind krahasuar me majin e vitit 2025, kur deficiti ishte 523.4 milionë euro. Eksporti mbulon importin me vetëm 14.7 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë periudhë, eksporti i mallrave ishte 94.1 milionë euro, ndërsa importi 638.6 milionë euro. Krahasuar me vitin paraprak, eksporti është rritur me 15.7 për qind, ndërsa importi me 5.6 për qind.

Sipas strukturës së importeve, 27.5 për qind përbëhen nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.1 për qind nga plastika, goma dhe produktet e tyre, 10.7 për qind nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 8.9 për qind nga artikujt e ndryshëm të prodhuar dhe 8.0 për qind nga produktet minerale.

Ndërkohë, importet dominohen nga produktet minerale me 15.2%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 12.6%, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 12.0%, mjetet e transportit me 11.7% dhe metalet bazë me 10.8%.

Sa i përket tregtisë me Bashkimin Evropian, eksportet arritën në 30.8 milionë euro, që përbëjnë 32.7 për qind të eksporteve totale, duke shënuar rritje prej 6.3 për qind. Partnerët kryesorë  në BE mbeten Gjermania me 9.9 për qind, Italia me 4.9 për qind dhe Holanda me 2.7 për qind.

Importet nga BE-ja kapën vlerën 301.3 milionë euro, ose 47.2% të importeve të përgjithshme, me rritje prej 13.7%. Gjermania prin me 13.1%, e ndjekur nga Italia me 8.8% dhe Polonia me 4.1%.

Ndër vende e tjera, eksportet e Kosovës arritën në 20.3 milionë euro, ndërsa importet 252.0 milionë euro. Kina dhe Turqia mbeten partnerët kryesorë të importit në këtë grup, me pjesëmarrje përkatësisht 12.2 për qind dhe 13.9 për qind.

ASK-ja thekson se të dhënat tregojnë vazhdimin e deficitit të lartë tregtar, pavarësisht rritjes së eksporteve në disa kategori dhe tregje.