Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit do të intervistohen më 1 korrik.
Në një njoftim dërguar mediave thuhet se intervistomi do të mund të monitorihet nga palët e interesuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKPK-ja ka njoftuar se hartimi i pyetjeve do të filloj në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e KPK-së, në sallën e takimeve në katin e gjashtë.
“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026”, thuhet në njoftim.
Pesë prokurorët që janë konfirmuar si kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit janë Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi – kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në mesin e kandidatëve nuk është kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë.
Në tetor të 2023-tës, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.
ORARI I INTERVISTAVE -KANDIDATËT PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT
E mërkurë, 01 korrik 2026
Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tri orë para fillimit të intervistave) 08:00
1. z. Atdhe Dema nga ora 11:00
PAUZA 12:00-13:00
2. z. Naim Abazi nga ora 13:00
3. z. Rafet Halimi nga ora 14:15
4. z. Shqipdon Fazliu nga ora 15:30
5. z. Zejnulla Gashi nga ora 16:45