Faza nokaut e Kupës së Botës nis të dielën dhe tani FIFA planifikon të ndryshojë një rregull për penallti.
Ndryshimi ka të bëjë me hedhjen e monedhës. Aktualisht, gjyqtarët e hedhin monedhën dy herë, një herë për të vendosur se kush do të gjuajë i pari dhe një herë tjetër për të caktuar se në cilën portë do të ekzekutohen penalltitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani synohet të bëhet vetëm një hedhje e monedhës dhe fituesi do të vendosë për ta caktuar portën ku do të gjuhen penalltitë, apo kush do të gjuajë fillimisht. Humbësi do ta ketë shansin për zgjedhjen tjetër.
Arsyeja e ndryshimit të rregullit është finalja e Ligës së Kampionëve, pasi Arsenali dy herë nuk ia qëlloi në hedhje të monedhës. Ndryshimi i rregullit për synim e ka drejtësinë.