Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka thënë se krahas organizimit të një procesi sa më të mirë zgjedhor është marrë vendim edhe që të rritet për 10 euro pagesa për të gjithë ata që angazhohen në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Krasniqi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë po ashtu se kjo vlen për secilin prej funksioneve që ka të bëjë me Këshillet e Vendvotimit, që nënkupton komisionerë e vëzhgues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtari i LVV-së në KQZ ka deklaruar po ashtu se në buxhetin e paraparë për një proces zgjedhor, 60 për qind e buxhetit parashihen për pagesat e të angazhuarve në zgjedhje.
“Ne kemi marrë një masë shtesë, duke e parë nivelin e jetesës në vazhdimësi, e kemi peshuar pagesën e tyre kundrejt standardeve, ne e kemi rritur për 10 euro secilin prej funksioneve që ka të bëjë me Këshillet e Vendvotimit dhe vetë numëruesit. Pagesa është për të mbuluar shpenzimet e tyre për këtë proces por për kah rëndësia s’ka mjete që mund ta vlerësojnë këtë proces. Në planifikimin buxhetor, 60% janë të parapara për paga dhe pagesa të tjera që kanë të bëjnë për trupa zgjedhore që përfshihen gjatë këtij procesi”, ka thënë Krasniqi.
Për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, KQZ-ja ka planifikuar gati 11 milionë euro shpenzime për organizim.
Në mbledhjen që KQZ-ja e mbajti më 1 maj ka miratuar edhe planin e aktiviteteve. Bazuar në të, fushata zgjedhore e partive politike do të zgjasë 10 ditë, duke nisur nga 28 maji e deri më 7 qershor në orën 7:00 kur edhe hapen vendvotimet.