Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi: Kurti s’donte president që kryen funksionin e vet kushtetues, por donte një simbolik

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti donte një president simbolik, jo një që ushtron funksionin kushtetues që i takon.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka dashur marrëveshje politike dhe s’e e ka propozuar Vjosa Osmanin si kandidate, por se sipas tij, e ka parë se nuk ka pasur votë për Osmanin nga LVV-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka pasur dallime. Kurti nuk ka qenë i interesuar për një president që e kryen funksionin e vet kushtetues, por më shumë ka qenë i interesuar për një president skajmërisht simbolik. Presidenti ka ingerenca ekzekutive te sistemi i drejtësisë dhe politika e jashtme. Këto ishin çështje problematike të Kurtit edhe me presidenten Osmani dhe në atë klimë kërkoi diçka tjetër. Ne ishim për një marrëveshje politike dhe pastaj parimet e formati i marrëveshjes e përcakton edhe emrin. Thamë ne Vjosa Osmani.  Për të prodhuar procesi Osmanin ne do duhej të kishim marrëveshjen politike dhe atë partia që i ka 66 vota thotë i garantoj 66 vota. Ajo që ka qenë evidente, e kemi pa që nuk ka votë për Osmanin”, ka thënë ai.

Rukiqi ka shtuar se gjatë takimeve mes Kurtit e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, hyrja e LDK-së në qeveri s’ka qenë temë.  

“Nuk ishte temë qeveria. Ndoshta ka menduar edhe Kurti që këta kanë nevojë dhe në perceptimin e tij ka qenë që ne kemi nevojë gjithsesi të jemi në qeveri. Jo ne nuk kemi pasur nevojë të jemi gjithsesi në qeveri. Negocionim si do duhej të ishte presidenti”, deklaroi ai në Interaktiv.

Kuvendi i Kosovës është shpërndarë në mesnatën e 28 prillit pasi përfundoi afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh siç është përcaktuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë ditës, u.d e presidentes Albulena Haxhiu është takuar me kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në lidhje më përgatitjen e këtij procesi. Ky i fundit ka kërkuar që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve.

Më 30 prill, Haxhiu do t’i takojë partitë politike për të folur për datën e zgjedhjeve. 


Rukiqi: LDK-ja në garë për vendin e parë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK-ja do të jetë në garë për vendin e parë. 

“Besojmë se do të jemi në garë për vendin e parë. Synojmë të jemi partia e parë...Ne e kemi bindjen, në bazë të klimës që po e shohim. Hyjmë në garë për fitore”, tha Rukiqi në “Interaktiv” të KTV-së. 

I pyetur se kush do të jetë bartës i listës së LDK-së, Rukiqi ka thënë se bazuar në aktet e brendshme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet t’i prijë. Por, Rukiqi tha se Abdixhiku e ka thënë edhe vet kur është pyetur për listën, ka thënë se ka kompleks edhe nëse dikush tjetër i prin listës, duke cituar përafrimin me ish-presidenten Vjosa Osmani. 

“Kjo do të qartësohet në momentin kur do ta kemi listën e plotë. Mos të harrojmë një element, se kësaj here po garojmë edhe për pjesën e zgjedhjes së presidentit. Po flas se secila parti duhet të tregojë edhe opsionet për president”, tha Rukiqi.