Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e as ata të Komunës së Prishtinës nuk po e lexojnë saktë buxhetin e shtetit.
Ai ka thënë se është dashur të bëhet një llogaritje e thjeshtë dhe e saktë ligjore e matematikore e grantit për Prishtinën, por se siç ka thënë, s’e ka bërë as Qeveria e LDK-ja nuk e ka vërejtur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“LDK-ja, e cila shpesh e quan veten parti e ekonomistëve, në këtë rast nuk po e lexon saktë buxhetin e shtetit, madje as Komuna e Prishtinës nuk po e bën këtë siç duhet. Ja një shembull: Qeveria i ka ndarë Prishtinës 17 milionë euro nga granti për kryeqytetin. Megjithatë, sipas ligjit, Prishtina përfiton 6% të grantit të përgjithshëm. Duke qenë se granti i përgjithshëm për këtë vit është rreth 330 milionë euro, atëherë 6% e kësaj shume arrin në 19.8 milionë euro”, ka thënë Salihu.
Të enjten, Komisioni për Buxhet aprovoi kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026. Më pas kanë reaguar nga LDK-ja.
Deputeti Besian Mustafa ka thënë se projektet e rëndësishme të Prishtinës vazhdojnë të mbeten jashtë buxhetit derisa ka deklaruar se ka përpjekje që të sabotohet zhvillimi i kryeqytetit. Të premten, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, u shpreh e indinjuar pas refuzimit të 21 amandamenteve që LDK i propozoi për buxhetin e Kosovës, prej tyre disa për Komunën e Prishtinës.