Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi s’e votoi Gërvallen për kryetare të Kuvendit

kuvendi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, nuk e ka votuar kandidaten për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvalla e cila u propozua nga VV-ja pas dështimit të votimit të Albulena Haxhiut.

Sipas kryesuesit të seancës, Avni Dehari, të dyja kandidatet kishin votat e njëjta, 57 për, 56 kundër dhe tri abstenime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA e ka kontaktuar Mehmeti-Selimin, porse e njëjta nuk është përgjigjur ende. Sapo të marrë përgjigje, teksti do të përditësohet.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

Fillimi i ri, dy dështime