80 për qind e mësimdhënësve kanë votuar pro për të filluar mësimi në SHFMU “Emin Duraku”.
Drejtori i shkollës Visar Osmani ka thënë se ky institucion do ta fillojë procesin mësimor qysh të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në shkollën “Sami Frashëri” 20 vota kanë qenë që greva të vazhdojë, 10 kundër dhe 4 abstenime.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë të hënën se ka pyetur Këshillin Grevist për të filluar mësimi të hënën, më 3 tetor.
90 për qind e mësimdhënësve në gjimnazin “Ahmet Gashi” pro grevës
90 për qind të mësimdhënësve kanë votuar për vazhdimin e grevës në gjimnazin “Ahmet Gashi”.
Mirëpo, drejtori i shkollës Haxhi Metaj ka thënë se vendimi nuk është definitiv, pasi kanë vendosur që të diskutojnë edhe gjatës ditës së nesërme nëse mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët mësimdhënësit që t’ia fillojnë procesit mësimor.
Dy shkolla në Prishtinë e Fushë-Kosovë pro pezullimit të grevës, një kundër
Në shkollën “Ismail Qemali” 67 mësimdhënës ishin pro pezullimit të grevës dhe 32 kundër.
Ndërkaq në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë drejtori Sabri Gjikolli ka thënë se shumica e mësimdhënësve ishin pro pezullimit të grevës.
Jozyrtarisht Koha ka marrë vesh se në shkollën “Dardania” shumica e mësimdhënësve janë pro vazhdimit të grevës.