Pas Lionel Messit dhe Kylian Mbappes edhe Erling Haaland shkëlqeu me dy gola të tjerë.
Me fitoren 3:2 ndaj Senegalit, në orët e para të së martës, Norvegjia siguroi avancimin në fazën nokaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është specialiteti im të shënoj gola”, ka thënë Haaland. “Thjesht jam shumë i mirë në shënimin e golave”, ka shtuar superylli i Manchester Cityt.
Norvegjia i ka gjashtë pikë në Grupin I, sa edhe Franca. Senegali e Iraku mbeten pa pikë. Norvegjia e Franca përballen më 26 qershor për vendin e parë në grup.
Haaland i kishte shënuar dy gola edhe në fitoren 4:1 ndaj Irakut.
Ndaj Senegalit shënoi në minutën e 48-të dhe të 58-të. Marcus Pedersen e realizoi golin e parë për norvegjezët në minutën e 43-të.
Ismaila Sarr i Senegalit po ashtu i kishte dy gola – në minutën e 53-të dhe 93-të.
“Ai është shumë efikas”, ka thënë trajneri i Senegalit, Pape Thiaw për Haalandin.
25-vjeçari Haaland i ka 24 gola në 12 ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Ka shënuar të paktën një gol në të gjitha këto ndeshje. Ndërkohë i ka 59 gola në 52 paraqitje për përfaqësuese.
“Ai e humbi një rast në portë të zbrazët. Ka mundur t’i shënoi plot katër. Është sulmuesi më i mirë. Ai nuk po luan për Francën apo Argjentinën. Po shënon gola për Norvegjinë”, ka thënë selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken.
Festa e veçantë e norvegjezëve
Fitoren ndaj Senegalit, që ua siguroi avancimin në fazën nokaut të Botërorit, futbollistët e Norvegjisë e festuan në mënyrë të veçantë.
Lojtarët dhe stafi i Norvegjisë u mblodhën në një formacion prej dhjetë rreshtash, brenda zonës së penalltisë në skajin verior të stadiumit “MetLife”, përballë tifozëve të tyre me fanella të kuqe.
Erling Haaland ishte i ulur përpara, ndërsa Martin Odegaard i binte një daulleje “bongo”. Festa vikinge u bë në koordinim me tifozët.
Festa bëhet duke thirrur “Ro”, ndërsa imitohen varkëtarët.
“Të gjithë e kemi parë në internet dhe është bërë plotësisht virale, kështu që Martin më tha para ndeshjes: ‘çka mendon? A duhet t’i bashkohemi?”, ka treguar Haaland që i shënoi dy gola për Norvegjinë në fitoren 3:2.
“Nëse fitojmë, pse jo. Kështu që pse jo?”, ka vazhduar superylli. “Mendoj se ishte moment i përkryer për ta bërë këtë”.
Edhe parlamentarët në Norvegji e bënë këtë festë javën e kaluar në shenjë përkrahjeje për futbollistët në Botëror.
“Ishte argëtim”, tha selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken.