Fitoren ndaj Senegalit, që ua siguroi avancimin në fazën nokaut të Botërorit, futbollistët e Norvegjisë e festuan në mënyrë të veçantë.
Lojtarët dhe stafi i Norvegjisë u mblodhën në një formacion prej dhjetë rreshtash, brenda zonës së penalltisë në skajin verior të stadiumit “MetLife”, përballë tifozëve të tyre me fanella të kuqe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErling Haaland ishte i ulur përpara, ndërsa Martin Odegaard i binte një daulleje “bongo”. Festa vikinge u bë në koordinim me tifozët.
Festa bëhet duke thirrur “Ro”, ndërsa imitohen varkëtarët.
“Të gjithë e kemi parë në internet dhe është bërë plotësisht virale, kështu që Martin më tha para ndeshjes: ‘çka mendon? A duhet t’i bashkohemi?”, ka treguar Haaland që i shënoi dy gola për Norvegjinë në fitoren 3:2.
“Nëse fitojmë, pse jo. Kështu që pse jo?”, ka vazhduar superylli. “Mendoj se ishte moment i përkryer për ta bërë këtë”.
Edhe parlamentarët në Norvegji e bënë këtë festë javën e kaluar në shenjë përkrahjeje për futbollistët në Botëror.
“Ishte argëtim”, tha selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken.