Arbëri

Situatë e rëndë me zjarre në Shqipëri, dyshohet edhe për një të vdekur

Zjarre

Situata me zjarre në Shqipëri vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa “A2CNN” ka raportuar për një viktimë të dytë në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve. 

Të martën u konfirmua vdekja e një 80-vjeçari që kishte ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë së tij. 

VIDEO:

Në qarkun e Elbasanit gjashtë fshatra janë djegur plotësisht, ndërsa është përfshirë nga zjarri një fshat i shtatë.

E po ashtu edhe në Gramsh vazhdon të jetë gjendja e rëndë. 

E Delvina ka përjetuar një natë makthi. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të tymit dhe kushteve të krijuara nga zjarret. Ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri për shuarjen e zjarrit në Delvinë, e cila iu afrua qytetit. Nga spitali i qytetit ishin larguar bombolat e oksigjenit, pasi zjarri ishte afruar shumë.